Medi Nako, “perandori” i mbretërisë së hotelerisë Rezidenca, aty ku ëndrrat bëhen realitet

19

Filantropia një AND natyrale

Medi Nako është një nga mbështetësit e rëndësishëm të Besimit Bektashian. Humanizmi i tij shtrihet në ndihmën e vazhdueshme që ju jep njerëzve në nevojë.

Në luftën e Kosovës për 4 muaj mbi 32 kosovarë do të gjenin mikpritjen vëllazërore të Medi Nakos në ambiente të hotelit të tij.  

Ndërkohë që me projektin e ri të projektuar nga një prej arkitekteve më të shquar të kohës Athanasios Cholevas e kthejnë Rezidencën “Medi Nako” në një atraksion të niveleve botërore.

Sigal

Ilir J. Hoxha

Përpos afërsisë dhe “genit” tregëtar të trashëguar nga gjyshi i tij Medi Nako, i cili ishte një emigrant i suksesshëm në Selanik të Greqisë, ajo që do bëhej shkak i lidhjes së pazgjidhshme me Korçën do të ishte lidhja e të atit të tij Novruzit me Xhevahiren, motrën e mikut të madh të Skraparit, Qetsor Kaltanji nga fshati me të njëjtin emër të Korçës.  “Rastësia” e suksesit nuk ishte rastësi, sepse “transheja” e këtij rrugëtimi e kishte origjinën tek intuita e gjyshit të tij. Emigranti skraparlli nuk do ta vinte pasurinë as me punë të pista dhe as me trafik të paligjshëm, por vetëm me punë dhe zgjuarësi! I punësuar në një thertore në Turqi, Mediu “senjor” do të vërente se të përbrëndëshmet e bagëtive që thereshin në vendin mysliman, për bestytni fetare nuk përdoreshin nga turqit dhe si rrjedhojë flakeshin…! Këtu do fillonte edhe “novacioni” tregëtar i Mediut, i cili do t’i menaxhonte këto produkte shtazore duke i tregtuar për në Selanik të Greqisë duke patur një fitim të konsiderueshëm. Brenda të gjitha rregullave të tregëtisë ai do të bëhej një nga tregtarët më të suksesshëm të emigrantëve shqiptar për një periudhë të gjatë. U kthye në vendlindje me një “thesar” të konsiderueshëm. Falë zgjuarësisë së lindur do të arrinte ta transportonte këtë thesar në Krushovë duke shmangur grabitjet që ishin në modë dhe në kohë, në atë kohë. Sipas vendit do të përdorte diçka nga kjo pasuri, ku do të  mbarështronte një numër të konsiderueshëm të bagëtish dhe njëherazi do të ndërtonte një shtëpi që e tejkalonte arqitekturën dhe përmasat e shtëpive të zonës. Midis varfërisë dhe xhelozisë të vëndit dhe të kohës do t’i “mbijetonte” goditjeve politike të kohës dhe me intuitë tregtari arriti ta “bankonte” këtë pasuri nga konfiskimi. Ky ishte prologu i një rruge të vështirë të cilën Mediu i ri diti ta perceptonte nga parardhësit dhe ta zhvillonte edhe më tej. Peripecitë dhe paragjykimet e shumta politike do ta shoqëronin familjen Nako, deri aty sa për t’i gjetur thesarin, si “rastësisht” i dogjën shtëpinë. Transferimi për në Turbohovë ishte “ankorimi” i dytë dhe i detyruar  për Mediun e “madh”, i cili sërishmi falë punës dhe vetëm punës arriti t’ju linte fëmijëve të tij, më shumë se një shtëpi  në Turbohovë, patyeshmërinë ndaj vështirësive…Në këtë frymë u rrit dhe u edukua njëri nga 8 fëmijët e Novruzit, Mediu i shkrimit tonë …

Korça “vendlindja” e dytë  

Paragjykimi dhe peripecitë e shumta në Skrapar do t’ja targetonin goditjet deri në padurueshmëri familjes Nako. Tashmë largimi nga një vend që i paragjykonte se ishin të “pasur” ishte një aspiratë që kërkonte zgjidhje… Shërbimi ushtarak në Korçë në vitin 1983, ishte “pedana” e parë që Novruzi nuk do ta neglizhonte, ndërsa njohja me korçaren Xhevahire do t’ja definitonte mendimin se tashmë Korrça ishte vendi i duhur ku mund t’i largohej “damkës” paragjykuese. Këtu fillon edhe “saga”korçare e familjes Nako. Mes sakrificave të shumta, por edhe një trashëgimie në monedha floriri të gjyshit do të blinin një shtëpi, në qendër të Korçës. Më tej “stafeta” kalon tek Mediu, njëri nga pinjollët inteligjent të Novruzit. Pas një kohe latente “geni” tregëtar do të shpërthente në kohën dhe në vendin e duhur, atëherë kur në fillimet e demokracisë, Mediu me guxim do të përshtaste shtëpinë në  biznes familjarë. “Rrëmujat” dhe paniku i mungesës së bukës ishin një përzgjedhje më shumë se tregtare që ky aktivitet të fillonte me ndërtimin e një furre buke. Radhët e gjata të mungesë së bukës do të gjeni gadishmërinë e një tregëtari “rrace” që përpos se do t’i shërbente popullit do të vinte “sermenë” e parë në pasurinë e Mediut.  Më tej “creschendo” nuk do të ndalej më, por do të rritej “frikshëm”. Krahas aktivitetit të parë, një i dytë do të shtonte aktivitetin tregëtar të Mediut. Tashmë kjo “relike” e vendosur në qendër të Korçës prêt të rivitalizohet drejt një hoteli bashkohorë. Reparti i Fotografisë do të ishte një nga më të spikaturit në Korrçë. I pajisur me aparatura bashkëkohore do të “uzurponte” të gjithë këtë shërbim në Korçë. Laboratorët moderrnë me ngjyra ishin aparatura që i përkisnin “MILLENIUMIT” të ri, emrin e të cilit do të merrte ky aktivitet në fillim të vitit 2000, nga më cilësorët në vend. Serioziteti dhe përkushtimi në menaxhim do t’ja shtonin në “progresion” gjeometrik pasurinë Medi Nakos, që krahas një hoteli në Durrës, sipërfaqeve të konsiderueshme të tokave do të kulmonte në vitin 2015 me një nga perlat e arqitekturës dhe të shërbimit hotelier “Rezidenca Medi Nako”. 46 dhomat nga më moderrnet e mundëshme si dhe gatimi tradicional e bëjnë këtë hotel nga më të kërkuarit në Qarkun e Korçës, por jo vetëm. Padyshim gjithë kjo “perandori” nuk mund ta kishte këtë sukses pa “mbretëreshën”, bashkëshorten e palodhur Lorencën dhe “trashëgimtarët” fatlumë juristët, djalin Ledi dhe vajzën Dea që këtë trashëgimi nuk e kanë të “falur”, por kontributi i tyre i bënë aksionerë legjitim.