Më shumë godina do shemben nga vendimi  i qeverisë se sa u rrënuan nga tërmeti

171
Sigal

Godinat mbi 50-vjeçare “në dorë” të qeverisë: Nëse nuk janë të sigurta do të prishën, më të prekurat Tirana, Elbasani, Korca, Fieri,Vlora dhe Shkodra. Por projektvendimi nuk specifikon se çfarë do të ndodhë me truallin e godinës dhe pronarët e tyre. 95 mijë banesa dëmtoi tërmeti, 122.690 ndërtesa banimi ”prek” vendimi i qeverisë. Flet urbanisti Kaprata: Vendimi për godinat bie në kundërshtim me Kushtetutën

Godinat mbi 50-vjeçare ‘në dorë’ të qeverisë : Nëse s’janë të sigurta, do prishen , më të prekurat Tirana, Elbasani dhe Korça, Fieri, Vlora dhe Shkodra

Projektvendimi nuk specifikon se çfarë do të ndodhë me truallin e godinës dhe pronarët e tyre. Një proces i ngjashëm u ndoq edhe me godinat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, teksa shumë prej pronarëve kanë akuzuar qeverinë për grabitjen e pronës.

INFO

– 95 mijë banesa dëmtoi tërmeti

122.690 ndërtesa banimi “prek” vendimi i qeverisë

 

 

 

Projektetvendimet dhe ligjet, që miratohen nga qeveria janë përfolur si ligjërime për t’i hapur rrugën vjedhjeve. Si në rastin e oligarkëve, të cilëve iu është dhënë e drejta të fusin nën sqetull sipërfaqe të mëdha toke nën pretekstin se do të investojnë në turizëm. Kjo situatë u favorizua nga ligji i famshëm investitorëve strategjik i miratuar me shpejtësi nga parlamenti miratoi pa debat dhe vetëm me votat e mazhorancës. Tashmë duket sikur një vjedhje e re pritet të marrë formën konkrete. Bëhet fjalë për prishjen e banesave të vjetra. Mesa duket qeveria ka idealizuar garë me tërmetin tragjik që pësoi Shqipëria më 2019,  të bëjë atë që s’ bëri dot tërmeti. Sipas raportit zyrtar mbi 95 mijë banesa u dëmtuan, mbi 11 mijë janë të pabanueshme, ndërsa janë prekur rreth 200 mijë njerëz në 11 bashki të vendit. Sipas të dhëna të scan të paktën 122 690 ndërtesa për qëllime banimi do të preken nga vendimi që parashikon qeveria.

Të gjithë objektet, që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar, do të duhet t’i nënshtrohen auditimit teknik, që do të konsistojë në kryerjen e ekspertizës së thelluar për të vlerësuar gjendjen teknike aktuale dhe kapacitetin mbajtës të objekteve. Ndërkohë që, në rast se vlerësohet se objekti nuk përmbush kushtet teknike, i hapet rruga riparimit ose prishjes. Gjithçka përcaktohet në një projekt-vendim qeverie, i hartuar nga strukturat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, që është siguruar nga SCAN. Sipas projektvendimit të qeverisë, subjektet që do të bëjnë auditimin teknik të objekteve do përzgjidhen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe jo nga vetë pronarët e objekteve. Ndërkohë që, auditimi teknik do i vihet në dispozicion Institutit të Ndërtimit për kryerjen e oponencës. Po ashtu, vendimi specifikon se vendimi për prishje të objektit mund të merret në rast se vlera për riparim është e barazvlefshme ose më e madhe se vlera për ndërtimin e tij.“Për kryerjen e prishjes, riparimit ose ndërtimit të objekteve, nga nisja e këtyre proceseve, deri në procesin përfundimtar të certifikimit të punimeve, institucionet përgjegjëse zbatojnë procedurën dhe rregullat sipas legjislacionit në fuqi”, – shtohet në dokument, që gjithsesi nuk specifikon se çfarë do të ndodhë me truallin e godinës dhe pronarët e tyre. Një proces i ngjashëm u ndoq edhe me godinat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorin, teksa shumë prej pronarëve kanë akuzuar qeverinë për grabitjen e pronës.

Auditimi teknik “prek” 122.690 ndërtesa banimi

Të paktën 122 690 ndërtesa për qëllime banimi do të preken nga vendimi për auditimin teknik, që parashikon qeveria. Ndërkaq, janë rreth 180 mijë ndërtesa të tjera, që nuk u njihet viti i ndërtimit e ku mund të bëjnë pjesë edhe godina mbi 50-vjeçare. Të ndara sipas qarqeve, rezulton se numrin më të lartë të këtyre ndërtesave e ka Tirana, Elbasani dhe Korça, ndërsa pas tyre vijnë Fieri, Vlora dhe Shkodra. Sipas projektvendimit të qeverisë subjektet që do të bëjnë auditimin teknik të objekteve do përzgjidhen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, ndërsa do të jetë ato subjekte që janë të pajisur me licencë në fushën e projektimit për llojin e objektit që do të auditohet. Kreu i PD këtë situatë e komenton si : Edi Rama dhe qeveria e tij, miratoi një vendim me të cilin ka qëllim të prishë 96 mijë banesa në qytetin e Tiranës. Ka qëllim të vendosë qytetin, troje e banesa në dispozicion të klaneve të drogës, oligarkëve të tij. Pasi shfrytëzoi fatkeqësinë natyrore të tërmetit tërësisht për pasurimin e tij dhe klikës së tij. Ju jeni dëshmitar se si është shfrytëzuar në Kombinat kjo fatkeqësi, tani nuk i durohet më, nuk pret më. Tani autorizoi veten, i dha vetes ‘karta bianka’ për të prishur çdo banesë, që ai e konsideron fitimprurëse, ndërtimin në ato troje fitimprurës për veten dhe suitën e tij”, -tha Berisha.

Kaprata: Vendimi për godinat  në kundërshtim me Kushtetutën

Gent Kaprata, urbanist,  u shpreh se ky vendim qeverie është qartazi në kundërshtim me Kushtetutën. “E shikoj si një vazhdim të asaj historie që ka nisur para 10 vitesh dhe merr pak e nga pak, por në mënyrë progresive nga të drejtat dhe liritë e pushtetit vendor të parit dhe tani edhe në liritë dhe të drejtat themelore të shtetasve të vet. Ky projekt vendim parashikon se çdo objekt ndërtimor me qëllim banimi do futet në një proces madhor të matjes së parametrave dhe treguesve teknik të qëndrueshmërisë së ndërtesës, të cilën do ta bëjë një institucion që do jetë në varësi të qeverisë qëndrore, instituti i ndërtimit është ai. Dhe mbi këtë do vendoset teorikisht nëse ai objekt është i qëndrueshëm ndaj një lëkundjeje sizmike apo jo. Pak a shumë këto gjëra dimë ne nga projekt-vendimi, sepse vetë projekt-vendimi nuk është se ka dalë në formë të plotë. Problemi i parë është fakti që ky është një vendim qeverie që në fakt është qartësisht në kundërshtim me Kushtetutën. Më është dashur ta sjell këtë çështje edhe në rastin e marrjes nga shteti të kateve pa leje në ndërtesat me leje, konfiksimi i famshëm ndryshe, sepse duhet të kuptojmë se një vendim qeverie ka disa rregulla se si shkruhet dhe si bëhet. Rregulli kryesor i tyre është pikërisht fakti që një qeverisje nuk mund të krijojë një vendim qeverie nga zero, i cili në çdo rast duhet t’i takojë një ligji specifik”- u shpreh Kaprata.