“Më shau”, autori i vrasjes së 8-vjeçarit rrëfen si e kreu krimin

230
Sigal

Klodian Çalamani, autori i vrasjes së 8 vjeçarit në Fier, ka dëshmuar se e ka vrarë të miturin sepse ai e kishte sharë.

Ai ka rrëfyer para bluve të gjithë skenën e krimit. Ai u ka thënë hetuesve se, i mituri e kishte sharë ndaj e kishte goditur me lopate ne koke dhe trup duke e lënë të vdekur në vend.

Vrasjen e të miturit e ka kryer në oborr pranë portës kryesore e më pas e ka zhvendosur trupin në brendësi të oborrit për ta mbuluar.

Autori shfaqi shenja te paqëndrueshmërisë mendore gjatë procesit të marrjes në pyetje.

Klodian Çalamani njihej në zonë si një person që abuzonte me alkoolin, dhe 15 vite më parë kishte bashkëpunuar në pengmarrjen dhe dhunimin brutal të një vajze 16-vjeçare.