“Më së fundmi, shpresë nga ndërgjegjsimi rinor “

265
Sigal

Kjo që po ndodh këtë herë është në një farë kuptimi hera e parë dhe me shumë gjasa mund të jetë edhe hera e fundit… Thënë ndryshe; ky duket si fillimi i një fundi…Mandati i dytë duket po mbaron para 25 prillit ndërkohë që edhe vetë Rama, pavarësisht marrëzisë së tij ekstreme e sëmundjes karakteriale, ka filluar të mendojë se një mandat i tretë është i pamundur dhe në ditët në vijim do të orientohet nga frika e madhe më shumë drejt opsionit të një pazari për ti shpëtuar ndëshkimit …dhe mos humbur pasuritë e paligjshme të grabitura!

Shqiptarët e thjeshtë, vecanërisht të rinjtë, duken më së fundmi tejet të ndërgjegjsuar për rolin e tyre në demokraci, gjë që ka ndodhur nga keqqeverisja 7 vjecare e Ramës e vecanërisht nga arroganca, cinizmi dhe babëzia ekstreme e Ramës dhe sektit të tij, që në trajtë më konkrete ata i perceptojnë si rreziqe që ju kanosen atyre vetë konkretisht, duke shkuar deri ku s’mban te rreziku për jetën por edhe për të ardhmen e vendit e të fëmijve të tyre…

Të rinjtë shqiptarë duken më së fundmi se janë ndërgjegjësuar këto dy ditët e dhjetorit 2020, që duket sikur koincidencon me dhjetorin e 30-të të pluralizimit…. Edhe ky aspekt “formal” ka pasur ndikim të konsiderueshëm…Ndërgjësimi i rë rinjve shqiptar është thjesht e vetëm qytetar, thënë ndryshe ata nuk kanë pritur të organizohen  politikisht, por ashtu sic ndodhi 30 vjet më parë kur opozita e sotme nuk ekzistonte por përgatitej të lindte…ata u hodhën në veprim… Akumulimi i revoltës së tyre, po ashtu si revolta e grumbulluar në 50 vjet, janë udhërrëfyesi i vetëm i këtij ndërgjëgjësimi që shpërtheu këto dy netë dhjetori. Dhe shkas, sic ndodh jo rrallë, u bë vrasja makabre e një të riu nga shteti policor i Ramës, ngjarje që në forma e përmasa të tjera ka ndodhur shumë herë më parë…

Ky veprim rinor duket se më së fundmi i ka ndërgjëgjësuar qytetarët shqiptarë të marrin vetë në dorë fatin e tyre, ndryshe nga “turmat” që presin nga “lart” që ti drejtojnë, apo ndryshe nga “turmat” e revoltuara që duan të shpërthejnë nga revolta e brënmdshme por s’e kanë shumë të qartë ose nuk janë ende ndërgjegjësuar se “demokracia është qeverisja e tyre…” dhe presin që drejtimin e tyre ta bëjë politika apo më saktë opozita politike!

Ky ndërgjegjësim rinor, është qartas i dukshëm, ai duket se po rritet gradualisht por me shpejtësi të madhe po bëhet masiv… pa pasur nevojën e një organizimi “politik”… Ajo që ka ndodhur këto dy mbrëmjet e këtij dhjetori është një leksion i përsosur “demokracie” për të gjithë shqiptarët që më së pari jetojnë e vuajnë në Shqipëri por edhe për të gjithë ata emigrantë që përjetojnë kurbetin për shkak të keqqeverisjes së 7 vjetëve të fundit, që jo vetëm të varfëron, të shkatërron shtëpinë e pronën, të nënshtron, të blen votën por edhe të dhunon por më së fundmi të merr edhe jetën…ndërkohë që familjet e tyre detyrohen të largohen nga vendi, duke ju vrarë shpresën e të ardhmen!

Ky ndërgjegjsim rinor po rritet me shpejtësi dhe pa frikë përballë dhunës dhe terrorit të një rregjimi të kalbur që po jep shpirt por që me të gjithë mënyrat po përpiqet të shpëtojë duke gjakosur, burgosur e vrarë të rinjtë…por edhe të mashtrojë pa sukses, qytetarët e ndërkombëtarët, sic ka ndodhur në të gjithë rregjimet gjakatare e vrastare…

Ky ndërgjegjsim rinor po fuqizohet e rritet pa pasur merakun e reagimit mbështetës ndërkombëtar, një pjesë të të cilit sekti i mashtrimeve e ka furnizuar dhe vazhdon ta furnizojë cdo ditë me sajesa gebesiane e të pavërteta tipike rilindase, një pjesë tjetër, sekti e ka detyruar të heshtë dhe një pjesë të vogël, sekti e ka komprometuar me paratë e pista të korrupsionit e trafiqeve, me metodat e “diplomacisë së kanabisit” të ngjashme me ato të “diplomacisë e kavjarit”…

Të rinjtë tashmë të ndërgjësuar për misionin e tyre janë shumë të qartë e të saktë, si përsa i përket synimeve ashtu edhe rrugëve e mënyrave të arritjes së tyre… Ndërkohë që shpërthimi ishte në dukje spontan, reagimi ishte normal dhe vazhdimi duket sikur ka qëne prej kohësh i përpunuar pa qënë pa dyshim kurrë i tillë… Ata janë të vendosur se janë të bindur se e “vërteta” dhe e “drejta” janë në anën e tyre, dhe ndërkohë e ardhmja i përket atyre ndërkohë që Ramën e konsiderojnë të “shkuarën”…dhe tërësisht në anën e gabuar… Ata më së fundmi me guxim e vendosmëri kanë vrarë armikun e tyre të fundit, “frikën” dhe kjo i bën ta konsiderojnë Ramën një “ujk të zgjebosur dhe pa dhëmbë”, që uluret e cirret në ditët e tij të fundit… Që nuk është aspak cudi që në ditët e javët në vijim të fillojë të jargavitet e lëpihet…

Të rinjtë e kanë të qartë se cfarë kërkojnë. Pas dorëheqjes së ministrit kukull ata kërkojnë dorëheqjen e drejtoritë të përgjithshëm Ardi Veliu të policisë që është realisht përgjegjësi direkt e ligjor për vrasjen e të riut dhe mban mbi supe për gjtihcka ka ndodhur deri me sot, një barrë morale më të rëndë sesa vetë ministri dështak,  dhe tashmë i dorëhequr… E gjitha kjo sepse kërkojnë të kenë të pastruar rrugën për largimin e “butë” të Ramës… Dhe nëse në këtë betejë rinore, Rama do të futet tinëzisht e me arrogancë, atëhere të rinjtë duken të përgatitur për të larguar përmes protestave masive atë së bashku e njëkohësisht me Ardi Veliun, gjë që e kanë shprehur qartas të rrjetet sociale..