Ligji i dekriminalizimit dhe sfidat e implementimit në zgjedhjet e 25 prillit 2021

118
Sigal

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi mori pjesë në tryezën për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit deri tani dhe sfidat e zbatimit të tij në zgjedhjet për Kuvend të vitit 2021. Tryeza u organizua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë KQZ-së, të Prokurorisë së Përgjithshme, institucioneve të tjera, përfaqësues të partive politike, shoqërisë civile dhe të partnerëve ndërkombëtarë që ndjekin nga afër zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

Komisioneri Celibashi tha se, “Ligji i dekriminalizimit në të vërtetë i jep përgjigje dilemës nëse një individ me rekorde kriminale mund të jetë përfaqësues i popullit në një sistem demokratik”.

KQZ dhe Prokuroria e Përgjithshme ndanë përvojën dhe sfidat e hasura në zbatimin e ligjit në fushën e zgjedhjeve përgjatë viteve.

Pjesëmarrësit dakordësuan se ligji për dekriminalizimin ka arritur rezultate domethënëse që prej miratimit të tij në vitin 2015, gjë që ka çuar në shkarkimin apo dorëheqjen e një numri të konsiderueshëm zyrtarësh të zgjedhur, si deputetë, kryetarë bashkish dhe anëtarë të këshillave bashkiakë.