Sigal

Zv.kryeministri I ri, Erion Braçe është I njohur për temperamentin e tij dhe reagimet impulsive. Në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Braçe pranoi se komunikimi në parlament shpesh I kalonte kufijtë e etikës, por reagimet e tij I justifikojë me temperamentin impulsivë, ndërsa zgjodhi ta krahasonte veten me një personazh tjetër public.

“Po të isha ndryshe, do më thërrisni dhe mua Lali Eri, nuk do të më thërrisnin Erion Braçe…”- tha zv.kryeministri.

Braçe vleërsoi jo vetëm qetësinë e kryebashkiakut të Tiranës në komunikim, por edhe vullnetin e tj për të punuar, pa fshehur mendimin e tij për kandidaturat e PS në zgjedhjet lokale të qershorit.

“Për mua Erion Veliaj duhet të jetë kandidatura per Tiranen dhe Fredi Kokoneshi për Bashkinë e DIvjakës”, – tha Braçe.