Zv. Kryeministri, Erion Braçe, pranoi në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi se në Shqipëri ka oligarkë, megjithëse theksoi se kurrkush nuk flet me emra konkretë. Ndyshe nga ish ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj që e sheh vetëm  si përpjekje të opozitës për të kriminalizuar ekonomikë, Braçe thotë se ka njerëz të pasur që përpiqen të ndikojnë në

politika dhe vendmarrje. “Ka njerëz që paragjykojnë garat, në funksion të përfitimeve të tyre personale. Ka njerëz që I mëshojnë garave të drejta dhe transparente. Unë jam nga këta të fundit. Oligarkët nuk luftohen siç thotë Lulzim Basha, që thotë do I fus në burg. Luftohen me ekonomi të hapur dhe konkurruese. Unë mendoj se ne kemi mundësi ta bëjmë këtë gjë”, u shpreh Braçe në “Përballë”.