Sigal

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe, ishte I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi. Braçe komentoi protestën e studentëve si një zhvillim të ardhur në kohën e duhur për ta kthyer qeverisjen me këmbë në tokë.

“Ishim në ajër në disa aspekte. Në sistemin e arsimit të lartë për shumë arsye ishin ndërtuar mure sociale që pengonin disa të rinj të merrnin arsimin e lartë”, – tha Braçe. Sipas tij ulja e tarifave ishte hapi I parë  për të shembur muret sociale. Brace I komentoi edhe ndryshimet në qeveri si reagim ndaj kësaj proteste. “Ne reflektuam, qoftë edhe me ndryshimet në qeveri, për të marrë një ritëm tjetër qeverisja”, – u shpreh zv.kryeministri në RTSH. Sa i përket kërkesave për ndryshimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, Braçe u shpreh: “Ligji nuk është zbatuar. T’I japim mundësinë të zbatohet dhe pastaj të themi nëse funksionon apo jo”.