Më në fund: Luanët e Fierit nisen drejt Holandës!

701
Sigal

Organizata ndërkombëtare “Katër Putrat” ka njoftuar se ka arritur sot të nisë nga Tirana drejt Holandës, tre luanët që u shpëtuan nga një resort në Fier. “Luftë për luanët e Fierit”,  njofton “Vier Photen”. –  “Po le t’i dërgojmë tani ata në shtëpi. Ekipi ynë ndodhet në Shqipëri dhe po përgatit tranportin e Lencit, bobit dhe Zhakut. Do të jetë një udhëtim i gjatë për në Holandë, por ne jemi të sigurtë se luanët do të kalojnë mirë. Veterineri ynë i kafshëve të egra, Marc Golkel do t’i shoqërojë ata në udhëtimin e gjatë.

Mezi po presim për t’i parë ata në qëndrën tonë të kafshëve të mëdha “Felida”. Ju lutemi,  përkraheni udhëtimin e tyrë drejt jetës së tyre të re,” fton në përfundim organizata për mbrojtjen e kafshëve.

ImageImageImageImage