Me makinë drejt Lezhës, policia e bllokon në rrethrrotullim. Detaje nga arrestimi i të kërkuarit, ja pse akuzohet

286
Sigal

Policia ka arrestuar nje person te shpallur ne kerkim, pas informacioneve te marra lidhur me levizjet e tij.

Ne pranga eshte vene shtetasi Y.B., 41 vjeç, banues në Lezhë, i shpallur ne kerkim per “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, nderkohe qe per te ishte dhene masa e sigurise “arrest me burg” ne mungese.

“Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në kërkim po lëvizte me mjet në drejtim të Lezhës, Policia Rrugore e Lezhës ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur që në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shengjinit” , bllokimin e mjetit tip “Volkswagen”, -njofton policia.

NJOFTIMI 

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë.

Kapet nga shërbimet e Policisë Rrugore një person, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në kërkim po lëvizte me mjet në drejtim të Lezhës, Policia Rrugore e Lezhës ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur që në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shengjinit” , bllokimin e mjetit tip “Volkswagen”, si dhe të drejtuesit të mjetit, shtetasin:

Y.B., 41 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në nëntor të vitit 2019, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.