Me “Kastrati Grup”, Aeroporti i Rinasit thyen edhe 2 rekorde të reja: 250 fluturime në 1 ditë, 1 milionë pasagjerë në 1 muaj…!

Që nga periudha kur Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u morë në menaxhim nga një prej  kompanive më prestigjoze në Europë dhe në botë  “KASTRATI GRUP”, niveli i sigurisë, shërbimeve, zgjerimit ka shënuar përmasa të jashtzakonshme.

Madje falë kësaj sigurie, që është gurë themeli për çdo udhëtar që vendosë të zgjedhë shërbimin ajror, edhe turizmi ka marrë një tjetër frymëmarrje duke krijuar një imazh pozitiv për Shqipërinë.

NOA

Por udhëtimeve gjatë sezonit të verës, i shtohen edhe  udhëtimet ajrore që po vijojnË edhe në vjeshtë, ku nga 1 Janari – në 1 Tetor  2024, shifra e udhëtarve ka arritur mbi  8 milionë pasagjerë. Një rritje 200 %  krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar 2023.

Vizioni i Presidentit të Përgjithshëm të “Kastrati Grup” Shefqet Kastrati, intuita dhe racionaliteti i tij ka bërë që  kompanitë më prestigjoze në botë, dhe ato turistike ta shikojnë Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës si garanci për udhëtime. Nga Rinasi mundet të shijosh bregdetin shqiptar, qytetet tradicionale,  turizmin malor, kuzhinën shqiptare etj. Por nga Rinasi mundet të vizitosh edhe shtetet për rreth Shqipërisë, ku në Malin e Zi shkon për 50 minuta, në Kosovë për 70 minuta, në Dibrën e Madhe apo Maqedoni për 1 orë e 50 minuta, në Selanik nga Kapshtica për 2 orë me përfundimin e rrugës Elbasan -Librazhd dhe Pogradec-Korçë etj. Po ashtu edhe Italia është vetëm 70 km në vijë bregdetare. Kjo është arsyeja që edhe udhëtarët e këtyre vendeve, kanë zgjedhur  Aeroportin e Rinasit si destinacion. Rritja e numrit të udhëtarëve që nga koha që Rinasin e menaxhon  Kastarti Grup, ka qënë një taktikë, nëpërmjet të cilës do të siguronte çmimet më të ulta dhe më konkuruese në Europë. Pikërisht siguria, numri i lartë dhe i paimagjinuar më parë për fluturimet, komoditeti, dhe çmimet fantastike nga më të ultat të biletave të avioneve ka bërë që Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës të thyejë një tjetër rekord gjatë sezonit veror 2024, duke arritur në 1 milionë pasagjerë në vetëm 1 muaj, ku numëroheshin mbi 250 fluturime në ditë.

Pikërisht siguria, numri i lartë dhe i paimagjinuar më parë për fluturimet, komoditeti, dhe çmimet fantastike nga më të ultat të  biletave të avioneve ka bërë që Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës të thyejë një tjetër  rekord gjatë sezonit veror 2024, duke arritur në 1 milionë pasagjerë në vetëm 1  muaj, ku numëroheshin mbi 250 fluturime në ditë.

Por udhëtimeve gjatë sezonit të verës, i shtohen edhe  udhëtimet ajrore që po vijojnë edhe në vjeshtë, ku nga 1 Janari – në 1 Tetor  2024, shifra e udhëtarve ka arritur mbi  8 milionë pasagjerë. Një rritje 200 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar 2023.
“Jami nga Spanja, Franca dhe  Anglia dhe kemi ardhur me një agjenci turistime. Vijmë për herë të parë dhe  imazhi për Shqipërinë te ne po ndryshon për vendin tuaj. Dëgjoj shumë njerëz që thonë “Shqipëri? Le të shkojmë ta vizitojmë”, ndaj i premë dhe ne biletat dhe e shijuam deklarojë një çift spanjollë nga Valencia. U dashuruam me njerëzit këtu thotë një tjetër turiste: “U ndjemë të sigurtë, dhe  harxhuam shumë pak krahasuar me shtrenjtësinë ku jetojmë”, tha një turiste britanike.

Përfundimi i zgjerimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës jo vetëm brenda terminalit, por sidomos zgjerimi dhe zgjatja e pistës, do të bëjë që të nisin edhe fluturimet ndërkontinentale, ku udhëtimet drejt SHBA-së  dhe tregut aziatik do t’i shtojnë Aeroportit  Ndërkombëtar të Tiranës dhe Kompanisë “Kastrati Grup”  me President Z. Shefqet Kastrati, një tjetër rekord, por këtë radhë të kalibrit Europian dhe Botëror…

Francezët kanë filluar të vizitojnë Shqipërinë, thotë një ish-profesor i Universitetit të Lionit. Erdha pasi pashë 1 vitë më parë vizitën e Presidentit Makron, në Shqipëri, ku u pritën nga Kryeministri Rama dhe nënshkruan marrëveshje me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës në prezencën e  Presidentit të Kompanisë Kastrati Grup, z. Shefqet Kastrati.

Pajisjet e kontrollit janë shtuar, dy skanera sigurie shtesë të teknologjisë të fundit, teksa përfshirja e sistemit e-gates ka ndikuar për të ulur fluksin te sportelet e policisë. Numrat në rritje të turistëve që fluturojnë në tokën e shqiponjave lidhet edhe me destinacionet e reja sezonale që TIA ka sjellë, apo linjat ‘low cost’ me kosto konkuruese si dhe rritjen e mundësive për udhëtime direkte në shumë qytete të botës.

Mirënjohje për sigurinë që ofruat “Kastrati Grup ”

Urime Shqipëri!