‘Më duhen 1 milionë lekë se po më kërcënojnë’, arrestohet punëtori në Berat për mashtrim

511
Sigal

Policia e Beratit ka vënë në pranga ditën e sotme shtetasin Gentjan Mahmutaj.

Mësohet se 44 vjeçari ka inskenuar një grabitje në kompaninë e xhamave ku punonte.

Sakaq, bëhet me dije se Mahmutaj i ka thënë pronarit të kompanisë se kanë kërcënuar duke i kërkuar 1 milionë lekë.

Pas kontrolleve të kryera nga policia, rezultoi se kjo shumë ndodhej në shtëpinë e punëtorit Mahmutaj.

Ndërkohë blutë janë duke punuar për të zbardhur ngjarjen e plotë.