Mbyllet Komisioni Hetimor për CEZ: 12 persona përgjegjës për dëmin 414 mln €

588
Kryetari i Komisionit Hetimor të ngritur nga maxhoranca për hetimin e privatizimin e operatorit të shpërndarjes së energjisë, Taulant Balla paraqiti raportin përfundimtar që pas Kuvendit të Shqipërisë do t’i referohen Prokurorisë së Përgjithshme. Pas hetimeve Balla tha se VKM-të e firmosura nga qeveria e asaj periudhe kanë fovorizuar kompaninë fituese. Ndërsa privatizimi është bërë pa asnjë inventarizim dhe qëllimisht është ulur vlera e aseteve të shoqërisë shtetërore. Në raportin e prezantuar nga kryetari Taulant Balla, bëhen publike rezultatet e punës, duke prezantuar edhe listën e 12 personave përgjegjës. Sipas kreut të këtij komisioni përgjegjësia për dëmin ndaj shtetit të 450 mln eurove bie ndaj kryeministrit të saj kohe Sali Berisha dhe Ministrave të tij Ruli e Bozdo. “Kemi gjetur përgjegjësi ndaj personave si më poshtë vijon Sali Berisha Genci Ruli Neritan Alibali ish zv ministër Eno Bozdo, persona të tjerë të paidentifikuar që kanë lidhje për propozim të akteve nënligjore tregues që janë që janë kompetencë e institucioneve rregullatore të pavarura si dhe kryerjen e veprimeve dhe mosveprimeve për heqjen e licences se cez Shpërndarje Mimoza Vokshi ish drejtore e shërbimeve tregtare, Ridvan Bode, Shkëlzen Berisha person privat i lidhur me këtë proces privatizimi Suzana Guxholli ish këshilltare, Florian Mima, Nue Kalaj që ka negociuar lidhur me favorizimet e CEZ dhe i fundit shtetasi cek Josef Hejsek”,shprehet Balla. Pas 13 muajve hetime, Komisioni Hetimor për privatizimin e OSSH dhe marrëveshjeve për shitjen e aksioneve mbylli hetimet. Ky Komision u ngrit në 17 prill 2016, ndërsa mbledhja e fundit ku do të miratohet edhe raporti përfundimtar do të zhvillohet në 20 mars, e më pas materialet do t’i kalojnë Prokurorisë.
Sigal