Dhoma Amerikane e Tregtisë, Crawford: Nuk më habiti raporti i DASH, nuk pres investime direkte nga SHBA në Shqipëri

339
Sigal

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford u shpreh se raporti i DASH për Shqipërinë nuk e ka çuditur aspak.

Crawford tha se do të ketë një ndryshim të investimeve amerikane në vendin tonë në raport me investimet e drejtpërdrejta.

Mark Crawford: Nuk isha i habitur nga raporti i DASH sepse ne marrin informacion nga investitorët amerikanë. Ambasada e SHBA-së është duke u fokusuar te reformë në drejtësi që po ecën ngadalë. Unë mendoj se do të ketë një ndryshim me investimet amerikane. Përpara mund të kishte investime të drejtpërdrejta dhe do të vazhdohet në këtë drejtim, edhe me marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

Referuar marrëveshjes Kosovë-Serbi, Crawford theksoi se do të ketë një studim për portin e Shëngjinit.

Mark Crawford: Do të ketë një studim për portin e Shëngjinit dhe nëse bëhet do të hapë një rrugë nga Shqipëria deri në Evropën Qendrore. Teknikisht Durrësi nuk ka një port me ujë të thellë, sikurse kërkohet nga marrëveshja, por do të futet edhe ministria e Energjisë së SHBA-së. Mund ta keni parë që Rusia është e mërzitur për këtë gjë me Serbinë. Besoj se kjo është pozitive për Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë. Unë besoj se palët janë serioze në marrëveshje. Unë vetë isha i përfshirë në këtë çështje përpara Grenell, kam shkuar në Kosovë dhe Jeruzalem.

Crawford shtoi se nuk pret investime direkte nga SHBA në Shqipëri, por eksport shërbimesh.

Mark Crawford: Ndërsa për momentin kam vënë re se shumë kompani amerikane kanë interes për Shqipërinë, sidomos për outsoursing. Besoj se nuk do të ketë investime direkte, por eksport shërbimesh që do të bëjnë shqiptarët drejt Amerikës. Besoj se shumë punëtorë në këtë sektorë do të marrin shumë të mirë nga SHBA duke punuar këtu. Unë nuk pres investime direkte nga SHBA në Shqipëri.