Mbizotëron dielli, por sa do të shënojnë temperaturat?

30
Sigal

Depërtimi i masave ajrore me origjinë jugperëndimore do të bëjë që vendi ynë këtë fundjavë të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti i kthjellët dhe orët me diell do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të kohës, ndërsa vranësirat do të jenë mesatare-kalimtare kryesisht ditën e Diel.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-6m/s, ndërsa hera-herës në bregdet fiton shpejtësi deri 11m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3ballë.

Në orët e mëngjesit në zonat luginore do të ketë prezencë të mjegullës dhe mjegullinës, po ashtu nuk do të mungojnë ngricat përgjatë akseve rrugore në relievet malore.

Mbizotëron dielli, por sa do të shënojnë temperaturat?