Mbi 16 milion lekë për larjen e perdeve të Kuvendit

87
Sigal

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet 1 herë në javë, komisionet po zhvillohen on-lıne nga shtëpitë dhe kafenetë e lagjes, por kjo nuk e ndaloi Lindita Nikollën që në projektbuxhetin e vitit 2024, të planifikonte shpenzimin e 16 mln lekë për të larë perde, tapete edhe kolltukët e deputetëve. Çudia më e madhe lidhet me faktin se nga dita kur Nikolla u bë Kryetare, organika me pastruese, sanitare, kamarierë por edhe blerjet e dezifektantëve, sapunëve, shampove dhe letrave higjenike janë dyfishuar

Ndërsa Kuvendi e nisi edhe këtë vit me përplasje, rrëmujë dhe mungesë transparence për qytetarët, kryetarja  Nikolla është e zënë me gjëra të tjera. Meqë nuk i bëri “punët e shtëpisë” në fund të vitit 2023, sepse ishte e zënë duke kaluar sa më shpejt projektbuxhetin e vitit 2024, për të larë perdet, tapete edhe kolltukë, që çdo ditë pastrohen edhe nga sanitaret e institucionet, do shpenzojë rreth 16 mln lekë

Ndërsa Kuvendi e nisi edhe këtë vit me përplasje, rrëmujë dhe mungesë transparence për qytetarët, kryetarja Lindita Nikolla është e zënë me gjëra të tjera. Me sa duket Nikolla nuk i bëri “punët e shtëpisë” në fund të vitit 2023, sepse ishte e zënë duke kaluar sa më shpejt projektbuxhetin e vitit 2024, për të cilin nuk morëm vesh asgjë si dhe nga kush u votua, sepse gjithçka ndodhi mes kaosit dhe rrëmujës.

Kështu, Nikolla i është futur me kokë tani punëve të pastrojë Kryesinë e Kuvendit. Në fakt ajo urdhëron, sepse punët do t’i bëjnë ata që fitojnë fondin. Për këtë, ditën e sotme Nikolla ka hapur një tender, të cilin e ka regjistruar në Agjencinë e Prokurimeve Publike, me objekt “Shërbime për larje (perde, tapete, llambadar, kolltukë, karrige cope, fasadat e qendrës vizitorëve e Kryesisë)”sipas gijotina. Për këtë shërbim ajo parashikon të shpenzojë rreth 16 milionë lekë (me TVSH). Nuk e dimë se cilën kompani ka ndërmend të kontraktojë Nikolla, por 16 milionë lekë, për të larë perdet, tapete edhe kolltukë, që çdo ditë pastrohen edhe nga sanitaret e institucionet, sigurisht që janë shpenzim i tepruar.

Në dokumentin më sipër shohim listën e objekteve që do të pastrohen, që sigurisht nuk janë bërë zhul që të kenë nevojë për ndonjë pastrim të thellë, sepse deputetët shkojnë të hekurosur e të parfumosur për 2 ose 3 orë punë.

Ndërkaq më poshtë shohim se tenderi do të zhvillohet në muajin shkurt dhe na mbetet të presim që të mësojmë më shumë detaje.

Theksojmë se qysh kur ka ardhur në Krye të Kuvendit, Nikolla merret vetëm me arredimin dhe detajet e mobilimit. Kujtojmë se në vitin që lamë pas kryeparlamentarja shpenzoi 215 milionë lekë për të ndryshuar mobiliet në sallën e vizitorëve.

Në të njëjtin muaj, Nikolla zhvilloi tenderin objekt “Materiale të ndryshme mirëmbajtje specialisteti higjeno-sanitare”. Me pak fjalë u blenë produkte për pastrim dhe mbajtjen e higjienës së ambienteve në Kuvend, që iu kushtuan qytetarëve 20 milionë lekë. Duhet thënë këtu që blerja e këtyre produkteve apo larja e perdeve mund të bëhet edhe pa zhvilluar një procedurë tenderuese!