Nesër afati i fundit për pranimin e ankesave

283
Sigal

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar, të cilët konsiderojnë se mund të jenë përfitues të ndihmës financiare sipas VKM së datës 27 mars, por kërkesa e tyre është refuzuar, se afati përfundimtar për të paraqitur ankesën e tyre përfundon nesër në orën 12:00.

Kjo kërkesë, sipas DPT-së, mund të dërgohet përmes adresës e-mail të drejtorive rajonale.

“Është e rëndësishme që kërkesa/ankesa e dërguar nga individët duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, si dhe NID përkatës të individit, ndërkohë që tatimpaguesi në kërkesën/ankesën e tij duhet të vendosë NIPT-in e subjektit”, thuhet në njoftimin e DPT-së.

DPT siguron se çdo ankesë e paraqitur, në lidhje me refuzimin e aplikimeve, të dërguara nga individët/subjektet në adresat e-mail të Shërbimit për Tatimpaguesit, po shqyrtohet dhe trajtohet me korrektesë maksimale.