Mbeti i bllokuar në minierë, vijojnë prej dy ditësh kërkimet për minatorin në Bulqizë

168
Sigal

Prej mesditës të së mërkurës vijon të mbetet mister fati i minatorit Muharrem Plaku i cili mbeti i bllokuar në një minierë në Bulqizë.

Tekniku mbeti i bllokuar pas shembjes në një galeritë e minierës.

Grupi i avarisë dhe shpëtimit po vijojnë punën për gjetjen e tij por deri më tani ende pa rezultat.

Ngjarja u raportua rreth orës 12 të së mërkurës, kur pas shembjes së mineraleve, Murahrrem Plaku mbeti i bllokuar brenda minierës.

Familjarët dhe kolegët e tij presin me ankth me sytë nga tuneli deri në përfundim të operacionit për gjetjen e tij.