Mbeten sërish bosh në dispozicion të maturantëve 4 mijë kuota të lira në universitetet publike

467
Sigal

Gazeta Telegraf/  4 mijë kuota të lira në universitetet publike mbeten sërish
bosh në dispozicion të maturantëve pas mbylljes së registrimeve në datat 17-18
tetor. Me sytë nga portali i klasifikimit, maturantët duhet të ndjekin nëse
janë fitues dhe kanë 48 orë afat në vazhdim që të nisin regjistrimet pranë
sekretarive të fakulteteve.

Ajo që bie në sy është numri i pakët i të regjistruarve
krahasuar me numrin e kuotave të mbetura bosh. Përshembull në Fakultetin
Ekonomik gjatë 48 orëve të shkuara janë regjistruar vetëm 173 studentë pasi
kishte 776 kuota të lira dhe sot këto kuota kanë mbetur 603. Konkretisht në
këtë fakultet kanë mbetur 182 kuota të lira në Financë, 240 në
Administrim-Biznes, 107 në Informatikë Ekonomike dhe 74 në Degën Ekonomike.
Regjistrimi për raundin pasardhës ka filluar sot dhe përfundon në datën 20
tetor ora 19:00.

Nëse maturantët nuk regjistrohen në asnjë nga këto degë ku
janë shpallur fitues në datat 19-20 Tetor, humbasin të drejtën e regjistrimit
në fazën pasardhëse. Ndërkaq maturantët që aktualisht janë nën vijën e kuqe,
duhet të jenë të vëmendshëm për fazën pasardhëse, në datat 21 – 22 Tetor. Pas
datës 22 Tetor, regjistrimet do të vazhdojnë me faza 48 orëshe deri në
plotësimin e të gjithë kuotave të lira sipas udhëzimit që përcakton ministri e
Arsimit.