Mbërrin rasi i tretë për sot te Infektivi

373
Sigal

Ndërsa 43 persona rezultojnë deri më tani të shtuar në spitalin Infektiv të prekur me koronavirus, 4 prej tyre tashëm në terapi intensive, të tjera urgjenca mbërrijnë orë pas ore.

Gazetari i News 24, Erjon Skëndaj i stacionuar që prej mëngjesit në këtë spital thotë se pak momente më parë në këtë spital ka mbërritur një urgjencë tjetër.

Bëhet fjalë për një grua rreth 70 vjec, e dyshuar edhe ajo me koronavirus.

Skëndaj raportoi se që prej mëngjesit, ajo është pacientja e tretë e mbërritur në Infektiv.

Kujtojmë që deri më tani janë 89 personat e konfirmuar që janë prekur nga koronavirusi.