Mbërrin në aeroportin e Rinasit Erdogan, shoqërohet nga bashkëshortja e tij

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka mbërritur në aeroportin e Rinasit për vizitën e tij zyrtare në Shqipëri.

Presidenti turk është shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Emine Erdogan.

NOA

Kreu i shteti turk pas mbërritjes në Rinas do të shkojë në kryeministri ku do zhvillojë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë në orën 16:50, Erdogan pritet që të inaugurojë Xhaminë e Namazgjasë në kryeqytet.

Për mbarëvatjen e vizitës shtetërore të presidentit turk janë marrë masa sigurie.