MB: Gjenden municionie luftarake gjatë rikonstruksionit të Digës së Rezervarit të Divjakës, urdhërohet pezullimi i punimeve

466
Sigal

Punimet për
rikonstruksionin e digës së rezervuarit të Divjakës, kanë rezultuar edhe me
gjetjen e një sasie municionesh luftarake, si predha, granata e fishekë. Për
këtë arsye, Bordi i Kullimit në Fier, ka urdhëruar ndërprerjen e pnimeve nga
firma kontraktore, si dhe ka njoftar në mënyrë urgjente, Drejtorinë e Policisë
Fier, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe
Administrimit të Ujrave.

“Nga
informacioni i marrë zyrtarisht, sot më 14.10.2016, nga firma zbatuese e
punimeve BE-IS shpk, e cila ka lidhur kontratën e sipërmarrjes së punimeve për
Rikonstruksionin e Objektit të Rezervuarit të Divjakës, rezulton se gjatë
zbatimit te punimeve në fazën e zbrazjes së rezervuarit, janë verejtur
municione luftarake si, si granata dhe fishekë. Në rrugë telefonike kemi
orientuar firmën zbatuese që të bëjë
 pezullimin e punimeve, deri në një moment konfirmimi dhe zgjidhje të situatës. Në mënyrë
që të mos vihet në rrezik jeta e punëtorëve në objekt, e njerezëve të zonës
përreth,  kërkojmë ndihmën e specilisteve që janë në varesine e dikasterit
tuaj, për vlerësimin e risqeve potenciale që ndodhen në këtë zonë, si dhe
konfirmimin tuaj per rifillimin e punimeve në këtë objekt”, thhen në shkresën
dërguar sot Drejtorsë së Policisë Fier, Ministres së Mbrojtjes Kodheli dhe
Ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti.