Kuvendi i Shqipërisë miratoi në parim mbrëmjen e sotme (19 nëntor) projekt buxhetin për vitin 2025.
Pas një seance maratonë e cila u zhvillua për dy ditë në Kuvend, ku pati mjaft debate dhe diskutime nga opozita dhe mazhoranca, Kuvendi miratoi sot me 75 vota pro buxhetin 2025.
40 deputetë të opozitës votuan kundër, ndërsa ngritën kartonat e kuq gjatë procesit.