Mashtrimet kibernetike, eksperti i IT-së: Pasojë e publikimit të të dhënave nga institucionet tona

24
Sigal

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ndërmarrë menjëherë të gjitha masat për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e të dhënave bankare përmes mesazheve të rreme në emër të Postës Shqiptare. Domaini i rrezikshëm është raportuar dhe dërguar për bllokim te AKEP. Por çfarë po ndodh në realitet me situatën kriminale të mashtrimeve kibernetike?

Eksperti i Teknologjisë dhe Informacionit, Edmond Liçaj tha se këto janë sulme nëpërmjet mesazheve. Ai theksoi se kjo është pasojë e publikimit të të dhënave nga institucionet tona.

“Besoj se i ka shkuar shumë prej qytetarëve ai mesazh. Të paktën prej 3-4 vitesh ne jemi ambientuar me këto lloj mesazhesh. Këto janë mesazhe që quhen ‘fishing’, pra sulme nëpërmjet mesazheve.

Kjo është dhuratë e institucioneve tona shtetërore që janë bërë publike të dhënat e qytetarëve shqiptarë prej vitesh tashmë dhe një ndër pasojat më të mëdha që ne kemi folur prej vitesh është po kjo, që kërcënimi me të dhënat personale është keqpërdorimi i këtyre të dhënave personale.

Pra, tashmë të dhënat tona janë në çdo forum në botë dhe çdo lloj qytetari, adoleshenti apo grupi keqdashësish mund t’i përdori këto të dhëna duke përdoruar mesazhe të tilla”.