Masat për protestën/ Vendosen kamera me rezolucion të lartë për të filmuar agresorët

614
Sigal

Ditën e sotme në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, opozita e bashkuar pritet të zhvillojë protestën e 8-të kombëtare duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do ta çojë vendin në zgjedhje të lira.

Policia e Shtetit, por edhe Garda, ashtu si edhe në rastet e tjera kanë marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së sotme të opozitës në orën 19:00.

1700 forca policie do të jenë të angazhuara në terren, të cilat do t’i kushtojnë rëndësi ruajtjes së institucioneve.

Po ashtu, mësohet se para Ministrisë së Brendshme, por edhe Parlamentit do të vendosen gardhe metalike si edhe kamera me rezolucion të lartë, për të fiksuar ata që kryejnë akte dhune.