Masakruan kambistin në mes të Tiranës, ja sa burg vendosi gjykata për katër të arrestuarit

325
Sigal

Gjykata Penale e Tiranës ka dhënë vendimin për 4 të rinjtë të cilët grabitën kambistin Agron Shima në Mars të vitit 2019.

Gjykata ka dënuar:

-Elvis Fata me 6.6 vjet por për shkak të përfitimit nga Gjykimi i shkurtuar vendimi i reduktohet në 4.4 vjet burg.

-Xhoni Leka (Dido) me dënim përfundimtar 4.4 vjet.

-Bernard Hoxha më dënim përfundimtar me 4.4 vjet.

-Ervis Berisha me dënim përfundimtar 7 vjet.

Si ndodhi ngjarja:

Të 4 grabitësit më 29 mars 2019 kanë vjedhur me dhunë 50-vjeçarin Agron Shima, kambist, në momentin që doli nga biznesi i tij pranë sheshit “Ushtari i Panjohur” duke i marrë çantën me 60 mijë dollarë.

Grabitësit arritën ti merrnin çantën pasi e goditën 50 vjeçarin me leva dhe thika duke e lënë të plagosur.

1 ditë më pas ata u arrestuan në një operacion të koduar “Valuta”.

Të arrestuarit u akuzuan edhe për vjedhje të tjera të ndodhura në Tiranë.