E enjte, reshje të përkohshme dhe kthjellime

404
Të enjten, paraditja mbetet me vranësira e reshje të përkohshme në të gjithë vendin por pas mesditës pritet përmirësim gradual i kushteve të motit duke sjellë herë pas here edhe kthjellime, të cilat mbeten prezent gjatë pasdites dhe deri në mbrëmje.
Temperaturat e ajrit vijojnë pa ndryshime të theksuara gjatë mëngjesit por një rritje të lehtë sjellin orët e mesditës kur maksimumi ngjitet në 16 – 17°C.