MAS ngan peng turizmin/ Çudira shqiptare, sezoni turistik në Shqipëri përfundon në 15 Shtator, nxënësit rikthehen në shkolla në 12 Shtator

206
Sigal

Ministria e Arsimit shpall të tjera data regjistrimesh për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta. Mbyllja e faqes qeveritare të shërbimeve e-Albania për një kohë të caktuar nga sulmi kibernetik dhe pamundësia e prindërve për t’i regjistruar fëmijët në shkollat ku dëshirojnë dhe jo aty ku e përcakton sistemi, ka detyruar dikasterin e arsimit të rihapë regjistrimet në 15 gusht. Si rrallëherë këtë vit, pas fazës së parë mbetën shumë nxënës pa u regjistruar. Vetëm 70% e fëmijëve të klasave të para mundën të regjistroheshin, ndërsa në gjimnaz shifra ishte edhe më e ulët, 60%. Tashmë, mbetet për t’u parë se si do të vijojë faza e dytë e regjistrimeve gjatë gushtit, ndërkohë që në 12 shtator nis viti i ri shkollor. Por Ministria e Turizmit po bëhet shkak për mbylljen e parakohëshme të sezonit turistik, i cili mbyllet më 15 shtator. Shumë familje preferojnë ‘i kalojnë pushimet në shtator për arsye se çmimet janë edhe me të lira, por tani janë të detyruar të mos i bëjnë pushimet pasi duhet të përgatisin fëmijët për në shkollë. Ndërkohë që universitetet hapen në tëtor. E njëjta gjë duhet të ishtë edhte me 9 vjeçaret si edhe gjimnazet.