Kultivimi i drogës/ Arrestohen 6 persona në Krujë, një tjetër shpallet në kërkim

129
Sigal

Arrestohen në flagrancë për tentativë për kultivim të bimëve narkotike, 6 shtetas, procedohen penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Ja njoftimi i plotë:

Krujë

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë për tentativë për kultivim të bimëve narkotike, 6 shtetas, procedohen penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e terrorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të pandërprerë të territorit, kanë arrestuar në flagrancë 6 shtetas, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Janë vënë në pranga shtetasit Xh. B., banues në Shalqet; E. B., banues në Shalqet; Y. H., banues në Halil; Xh. N., banues në Thumanë; B. N., banues në Thumanë dhe V. l., banues në Larushk.

Njëkohësisht ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. N., banues në Thumanë, për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe G. L., banues në Larushk, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij.

Gjatë kontrollit të territorit, në Njësinë Administrative Thumanë, në fshatrat Shalqet dhe Larushk, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në tokat në pronësi të këtyre shtetasve, kubikë dhe fidanë të dyshuar cananbis satitva.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprime të mëtejshme.