Marsi rikthen shirat dhe rrebeshet. Kur rikthehet dielli

199
Sigal

Çadrat do të jenë sërish një aksesor i domosdoshëm teksa lëvizim. Sipas sinoptikanëve, java e dytë e Marsit do të nisë me shi dhe rrebeshe, për të rikthyer diellin pas ditës së mërkurë.

“Deri të mërkurën do të kemi një mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu, ndërsa pas të enjtes moti do të kthjellohet”, tha sinoptikania Lajda Porja për Tv Klan.

Moti i paqëndrueshëm do të shoqërohet edhe me luhatje në vlerat minimale dhe maksimale të temperaturës.

“Temperaturat e ulta do të arrijnë -4 gradë Celsius në rang territori për zonat malore, dhe temperaturat e larta jo më shumë sesa 14 gradë. Ndërsa pjesa tjetër e javës do të na kthejë vlerat tipike pranverore”.

Probleme do të ketë edhe në trafikun detar.

“Të martën gjatë reshjeve të shiut parametri i erës do të forcohet, deri në 50km/orë duke krijuar probleme në trafikun detar”.

Më të rrezikuara nga kjo situatë janë portet si Durrësi dhe Velipoja e më pak ato në zonën jugore.