Maqedonia po “eksporton” kope me ujqër në territorin shqiptar, banorët në panik

817
Sigal

Gazeta Telegraf/

Lajmi që pas verifikimit rezultoi i vërtetë, na erdhi nga Peshkopia. Një
fermer i zonës kufitare në Peshkopi, na informoi se në zonat kufitare dhe më në
thellësi të krejt zonave të qarkut të Dibrës deri në Bulqizë e Burrel, barinjtë
dhe pronarët e fermave të kafshëve por edhe banorët, po gjenden përballë sulmeve
të shpeshta e masive të ujqërve ndaj bagëtive të tyre. Sipas informacionit, në
zonat e qarkut të Dibrës janë shfaqur kope të shumta ujqërish, që duket sikur
kanë “rënë nga qielli”. Vetëm 1 muaj më parë, këto kope ujqërisht nuk ishin kaq
të shumta në numër e në grupe të mëdha. Ujqër në zonë ka pasur e ka, por jo kaq
shumë e kaq shumë sa janë shfaqur kohët e fundit. Madje janë aq agresivë sa
duket sikur janë injektuar me doza tërbimi dhe përditë afrohen në mes të ditës
deri tek dera staneve, fermave e kasolleve të bagëtive që janë pranë banesave,
pa pasur asnjë frikë! Sipas informacionit të mbledhur e të shpërndarë “vesh-pas
veshi” prej banorëve nëpër fshatarë, thuhet se këta ujqër janë futur nga
Maqedonia, veçse jo duke “emigruar natyralisht” në kërkim të ushqimit, por duke
u “eksportuar” nga banorët dhe pushteti lokal i zonës kufitare maqedonase. banorët
dhe drejtuesit e bujqësisë të zonës së Dibrës, thonë se ky është një
“operacion” i maqedonasve për të larguar ujqërit nga zonat e tyre, si mundësi për
të shpëtuar bagëtitë prej sulmeve të tyre! Fakti është ky: Maqedonia njihet si “streha”
me e populluar me ujqër në krejt rajonin. Për këtë arsye barinjtë, fermerët dhe
banorët e zonave të shtetit fqinjë e kanë të pamundur të mbrojnë veten dhe bagëtitë
prej këtij rreziku! Ndaj dhe prej tyre janë ngritur e janë hedhur në veprim ekipe
gjahtarësh të specializuar për të kapur ujqërit, të paguar prej banorëve të
zonave kufitare të Maqedonisë e sidomos prej fermerëve dhe barinjve të bagëtive
të imta e të lopëve. Këto “forca speciale”, kanë nisur dhe po vazhdojnë gjuetinë
e ujqërve. Këta nuk i vrasin ujqërit, por i kapin duke u injektuar “plumba” me
narkozë. Aksioni për pastrimin e zonave nga ujqërit, po realizohet në gjithë
zonat rurale të Maqedonisë. Pasi kapen, ujqërit futen nëpër kafaze metalikë, ngarkohen
në automjete dhe lëshohen 500-1000 metër në brendësi të territorit shqiptar,
duke u ndjekur edhe me fishekzjarrë, shashka e armë zjarri, me qëllim që ujqëri
të mos kthehen prapa, por të futen sa më thellë në territorin shqiptar. Ky
“operacion” i maqedonasve për të “eksportuar” ujqërit në territorin shqiptar po
vazhdon me sukses Sipas banorëve të zonës, kopetë e ujqërve të futur nga
Maqedoni kanë krijuar territoret e veta dhe kanë nisur sulmet ndaj tufave të
bagëtive, ndaj lopëve, fermave e bagëtive familjare. Nga ana e tyre barinjtë,
rojet e fermave dhe banorët të futur në panik prej lukunive të ujqërve, kanë
nisur të marrin masa vetë-mbrojtëse duke ngritur leqe e duke sulmuar me armë në
rastet kur përballen me ujqërit!