“Manipulime dhe shantazh”, Meta kallëzon në Prokurori Autoritetin e Dosjeve

121
Sigal

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kallëzuar në Prokuroria Autoritetin e Dosjeve. Ish-Kreu i Shtetit, i cili ka bërë publik edhe kallëzimin thotë se ka kallëzuar për shkelje të rënda, anëtarët e Autoritetit të Dosjeve.

“Të dashur qytetare dhe qytetarë,

Sot kam kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i kanë bërë ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, për manipulimet dhe falsifikimet flagrante në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës. Për më shumë detaje, do të zhvilloj një konferencë shtypi në funksion të transparencës para të gjithë qytetarëve shqiptarë” shkruan Meta në Facebook.

“Manipulime dhe shantazh”, Meta kallëzon në Prokurori

“Manipulime dhe shantazh”, Meta kallëzon në Prokurori