Manastirliu jep 64 mln lekë për të zhvendosur pajisje mjekësore

108
Sigal

 

Sipas të dhënave, pajisja do të kalojë nga kati i dytë në katin e parë. Dhe sipas llogarive të Manastirliut, Shpëtim Verdhës do t’i duhet 1 vit që të kalojë një skaner nga një kat në një kat më poshtë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka aprovuar zhvillimin e dy tenderëve pa garë. Bëhet fjalë për dy prokurime përmes të cilëve do të blihen filma radiologjie, ndërsa me tjetrin do të bëhet zhvendosja e dy pajisjeve nga një ambient në tjetrin. Për këto shërbime nga Fondi i Shëndetësisë janë zhvatur 64 milionë lekë. Të dyja kontratat janë firmosur në shkelje flagrante të ligjit.

Tenderi i parë për blerje për Radiologjinë e ka fondin limit me vlerë 29 milionë lekë. Duhet theksuar se për këtë shërbim është në zhvillim edhe një tjetër kontratë që kap të njëjtat vlera. Këtë projekt e ka marrë firma “MEDFAU” sh.p.k” e Shpëtim Verdhës.

Pasi për këtë tender nuk është zhvilluar asnjë garë. Vetëm firma e Verdhës ka paraqitur ofertë. Kështu, pa konkurrim fare, Verdha ka futur në xhep kontratën 29 milionë lekë.

Theksojmë se kjo kontratë është lidhur me marrëveshje nga spitali, pra procedurë me negocim. Kjo taktikë që prej më shumëse një viti është e ndaluar dhe vetë kryeministri ka deklaruar se do të ndëshkohen ata që zhvillojnë tenderë të tillë. Por, me sa duket kjo fjalë e kryeministrit nuk vlen për punët e ministres së tij.

35 milionë lekë për të zhvendosur dy pajisje

Duke qenë se nuk ka pengesa dhe askush nuk heton shkeljet e saj, Manastirliu vazhdon me tenderët abuzivë. Por të njëjtës firmë, ministrja i ka dhënë 35 milionë lekë për zhvendosjen e dy pajisjeve. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Çinstalimi i dy pajisjeve Angiograf dhe një pajisjeje CT në ambientet e shërbimit të hemodinamikës dhe instalimi i tyre ne ambientet e Spitalit të Ri A2”. MEDFAU” SH.P.K si firma fituese ka marrë kontratën me afat 12 muaj për të realizuar zhvendosjen e këtyre dy pajisjeve.

Sipas të dhënave, pajisja do të kalojë nga kati i dytë në katin e parë. Dhe sipas llogarive të Manastirliut, Shpëtim Verdhës do t’i duhet 1 vit që të kalojë një skaner nga një kat në një kat më poshtë.Këto janë çështje teknike që ne nuk mund t’i analizojmë më thellë. Por, në asnjë moment nuk justifikojnë vlerën e lartë që do të shpenzohet për këtë shërbim. Për faktin që “MEDFAU” sh.p.k” ka përfituar sërish tenderin pa garë. Edhe në këtë rast kemi ofertë sa 92% e fondit limit, çka përbën shkelje të hapur të ligjit të prokurimeve. Kështu, në kundërshtim me ligjin, Manastirliu ka shpenzuar 64 milionë lekë për të mbushur arkën e një oligarku.gijotina