ANGLIA LEHTËSON PROCEDURAT PËR EMIGRANTËT

2785
Sigal

Anglia lehtëson procedurat për emigrantët të pajisen me dokumente dhe shtetësi britanike

Lajm i madh për shqiptarët, që duan të punësohen në Britaninë e Madhe

Ditë më parë Gjermania njoftoi se do të miratojë në parlamentin gjerman ligjin e ri të emigracionit, ku do të lehtësojë procedurat e emigrantëve të punësohen në Gjermani. Pas Gjermanisë, është Britania e Madhe, e cila po hap dyert edhe për emigrantët, pas 29 marsit 2019, kur do të ndahet zyrtarisht nga BE-ja.

Ligji i ri i Emigracionit edhe në Britaninë e Madhe

Brexit, ndoshta nuk do të ndryshojë asgjë për gjithë qytetarët e BE-së, që aktualisht punojnë dhe jetojnë në Britaninë e Madhe, sepse, ata do të vazhdojnë të punojnë, të jetojnë dhe të gëzojnë të gjitha të drejtat, sikurse edhe qytetarët britanikë. Britania e Madhe është vendi ideal i do shqiptari, “ëndrra” që bëhet e prekshme për shumë të rinj me disa mijëra paund. Kohët e fundit kemi vënë re se një numër i madh shqiptarësh janë duke emigruar jashtë vendit dhe Anglia mbetet një ndër destinacionet e preferua në vite. Një mundësi e artë e duket se ka ardhur nga Britania për të gjithë emigrantët, përfshirë edhe mijëra shqiptarët që e duan të pajisen me dokumente.

Emigrantët nga BE-ja do të jetojnë përjetësisht në Britani

Qeveria britanike njoftoi se do qytetar me shtetësi nga ndonjë vend i Bashkimit Evropian, i cili mbërrin në Britani para se zyrtarisht ishulli të dalë nga BE, në mars të 2019-ës, do të gëzojë të drejtën për të jetuar në mënyrë të përhershme në Britani. Vendimi i papritur vjen pasi Kryeministrja britanike është akuzuar për “kapitullim total” për çështjen e të ardhmes së qëndrimit në Britani të shtetasve të BE-së, pasi vendi të dalë nga Unioni në 2019-ën. Britania kishte rënë dakord që të gjithë 3.2 milionë shtetasit e BE-së që jetojnë aktualisht në Britani do të mund të jetojnë për tërë jetën e tyre në ishull dhe do gëzojnë të gjitha të drejtat si do shtetas britanik. Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh me pasaporta greke apo italiane janë duke shkuar në Britani pikërisht për të përfituar edhe nga kjo mundësi, por edhe nga mundësitë e punësimit që ofron ekonomia britanike. Nëse ata vërtetojnë se kanë jetuar ligjërisht prej pesë vjetësh do të marrin statusin e rezidentit, duke pasur akses të plotë në shkollat angleze, spitalet, sistemin e pensioneve dhe përfitimet sociale që merr do britanik. Ndërkaq, ata shtetas të BE-së që kanë më pak se pesë vjet, do u lejohet qëndrimi deri sa të arrijnë kufirin prej pesë vjetësh për ta përfituar këtë drejtë. Ajo që ka vendosur së fundmi qeveria britanike është edhe për ata që do të mbërrijnë në Britani nga sot deri në mars të 2019, do kenë automatikisht të drejtën e qëndrimit të përhershëm në Britani edhe pas Brexit. Ndryshimi i qëndrimit britanik duket se vjen pas presionit të BE-së, se do të pengonte fillimin për arritjen e një marrëveshje tregtare me Londrën. Ky veprim ka shkaktuar zemërimin e deputetëve euroskeptikë në radhët e konservatorëve britanik.