Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, dy të lënduar

294
Sigal

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak më parë në aksin Fushë Krujë- Kamzë duke shkaktuar dy të lënduar.

Përplasja e tri makinave ka shkaktuar plagë dy shoferëve, ndërsa i treti nuk ka pësuar plagë.

Sipas policisë, shkak i aksidentit ishte humbja e kontrollit të mjetit nga njëri prej drejtuesve duke përplasur edhe të tjerat.

Të dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.