Dosja “Mc Gonigal”/ Ngushtohet rrethi i të implikuarave gjatë hetimit, ja deklaratat më të bujshme nga Washingtoni në Tiranë

85

Çështja McGonigal që ka tronditur pushtetin e Edi Ramës në Shqipëri dhe po mundohet të sfumohet nga përfaqësuesit e mazhorancës në çdo dalje publike për të zbehur rolin e kryeministrit në korruptimin e një zyrtari të FBI-së, në SHBA është pjesë e një hetimi të trajtuar me shumë seriozitet.

Sigal

Burimi: Administrata Biden nuk ka dëshirë që afera Rama-McGonigal të hetohet në Shqipëri

Gazetari shqiptar që jeton në Francë, Genc Burimi është shprehur se administrata Biden nuk ka dëshirë që të hetohet skandali Rama-McGonigal në Shqipëri. Sipas Burimit kjo mungesë dëshire lidhet me marrëdhëniet e Hunter Biden në këtë histori, ku ai del se është paguar nga një kompani kineze e përfaqësues është Dorian Duçka, i përfshirë edhe në ‘Rama-Gate’, i cili është këshilltar i Edi Ramës.‘Kujtojnë se Rama nuk është komplet autonom në vendimmarrjen e tij. Rama është në duart e amerikanëve, të cilët kanë interesa në Shqipëri. Skandali McGonigal në SHBA, lidhet me presidencën Biden dhe këta nuk kanë shumë dëshirë që të hetohet në Shqipëri. Në SHBA janë ngritur dy komisioneve, njëri republikan dhe tjetri demokrat, të cilët duan të hetojnë lidhjet kineze të Hunter Biden, i cili është paguar 5 mln dollarë.Në këtë rast, kur del emrin Hunter, Duçka, administrata Biden etj., dhe amerikanët nuk kanë shumë dëshirë që të hetohet në Shqipëri kjo lidhje’,- tha Burimi.

Bylykbashi: Kërkojmë të hetohet në themel

Deputeti i PD Oerd Bylykbashi foli nga jashtë seancës për përjashtimin e kolegëve, duke theksuar se “ne kërkojmë që të hetohet në themel e gjithë afera e pistë e Ramës me McGonigal, Duçkën, Nezën , Deripaskën dhe gjithë të përfshirët në aferën që synon shkatërrimin e pluralizimit në Shqipëri dhe qeverisjen autokratike të Edi Ramës.”“Me një vendim të tipit fashist, – tha Bylykbashi, – parlamenti, mazhoranca e Ramës përjashtoi deputetë nga pjesëmarrja në seancë dhe komisionet e parlamentit. Kjo është në vazhdën e përjashtimeve të tyre në tre katër seancat e fundit ku mbi 20 deputetë janë përjashtuar në mënyrë të vazhdueshme vetëm e vetëm se kërkojnë një të drejtë kushtetuese në emër të shqiptarëve.

Darka 10 mijë USD Rama-McGonigal/ Guerriero: Padia do të zgjerohet

Ish- e dashura e Charles McGonigal, agjentit të diskredituar të FBI-së, ka vazhduar rrëfimin e saj për rrjetin amerikan, One America Neës.Allison Guerriero ka treguar të dhëna tronditëse për takimet e Charles McGonigal me kryeministrin shqiptar.Ajo u pyet nga gazetarja Caitlin Sinclair se si u ndje kur mori vesh lajmin për McGonigal.“Isha shumë e befasuar, shumë e zhgënjyer. Ishte e lehtë për të të më tradhonte mua, familjen e tij, familjen e tij. Nuk e mendoja kurrë se do tradhtonte vendin e tij. Besoj se ai është tradhtar,” tha ajo.Allison tha se në emailin që kishte dërguar për FBI, nuk e përdorte termin tradhtar. “U thashë të shihte punët që po bënte në Shqipëri,” tha ajo.“Mendoja se fillonte dhe mbaronte me Shqipërinë. Nuk e dija se ishin të përfshirë edhe pjesa tjetër e Ballkanit, sigurisht nuk e dija që mund të ishin përfshirë edhe rusët”.Guerreiro tha se FBI e kishte besuar dhe se e kishin pyetur për lidhjet e McGonigal me Edi Ramën.“Ata më besuan. Në fund të nëntorit të vitit 2021, ata trokitën në derën time. Më pyetën sa shpesh kishte shkuar Charlie në Shqipëri, sa herë ishte shoqëruar me kryeministrin Edi Rama, kur ishte këtu në asamblenë e OKB.  E pyetur se a ka aktorë të tjerë janë të përfshirë dhe se a do e hetojë FBI deri në fund këtë skandal, Guerriero tha se sigurisht ka edhe të tjerë, duke shtuar se FBI do i shkojë deri në fund pasi ‘ata duan të rikthejnë besueshmërinë’.“Unë besoj se ai është tradhtar, mendoj se numri i akuzave ndaj tij do të rritet”.“Jam thuajse e sigurt se do të ketë akuza shtesë, sidomos me mashtrimin me taksat. Kështu e kapën edhe Al Kaponen,” -tha Guerriero.

Skandaloze/ Nikolla bllokon çdo fjalim, sa herë që përmendet Rama

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nuk po lejoi asnjë fjalim të opozitës, që përmend kryeministrin Edi Rama. Në mënyrë skandaloze, sa herë që një deputet flet për kreun e qeverië, Nikolla u heq fjalën. Ndërkohë opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit. Nikolla i hoqi fjalën deputetes Albana Vokshi kur ajo tha se “Edi Rama e ka vendin në burg”. “Deputetë të ndershëm socialistë distancohuni nga Rama. Ejani të ngremë sot komisionin hetimor. 24 deputetë keni përjashtuar, turp më të madh nuk ka Lindita Nikolla. Ky parlament sot ka rënë, nuk mbron më interesat e popullit, mbron vetëm interesat e Edi Ramës. 14 herë përmendet emri i Ramës në akt akuzën e drejtësisë amerikane,” tha Vokshi. Edhe deputetes Ina Zhupa iu ndërpre fjala sapo përmendi Ramën. “Kam një dakordësi për të dhënë me një ministre të kabinetit tuaj qeveritar, e cila është shprehur se Edi Rama është brand, po është brand ndërkombëtar i korrupsionit”,- deklaroi Ina Zhupa.

Salianji thirrje SPAK dhe SHISH të kthejë përgjigje për skandalin Rama-McGonigal

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji i bëri thirrje maxhorancës të respektojë Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit dhe të votojnë ngritjen e tre komisioneve hetimore.

Në fjalën e tij nga Kuvendi, Salianji theksoi se socialistët e shohin Parlamentin si thesari i Ali Babës me 40 hajdutë pasi aty prodhohen 240 mijë dollarë që Rama ia jep McGonigal. Gjithashtu Salianji i kërkoi kryetares së Kuvendit të kërkoi llogari te institucionet ,që nuk zbatojnë ligjin në respekt të statusit të deputetit, si dhe i kërkoi SPAK dhe SHISH të kthejnë përgjigje për skandalin Rama-McGonigal.