Mallra kontrabandë, prokuroria e Tiranës lëshon 22 urdhër-arreste

139
Sigal

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 22 urdhër arreste për goditjen e kontrabandës. Ky është vijim i operacionit ‘Fast Delivery’ i cili nisi në nëntor të 2021-it, ku u sekuestrua 1 milion euro mall.

Deri më tani ka 14 të arrestuar ndërkohë që operacioni vijon për zbatimin e 8 masave të tjera. Të akuzuarit zhvillonin aktivitetin e tyre në faqe online të paregjistruar ndërsa mallrat i kishin kontrabandë.

Aktualisht operacioni vijon nga Tatimet, Doganat dhe Sektori i krimit ekonomik.

Operacioni i zhvilluar në vitin 2021, u arrestuan 6 persona në Tiranë. ‘Fast Delivery’ zbuloi në atë kohë 6 magazina industriale në kryeqytet që shmangnin detyrimet tatimore dhe kryer evazion fiskal.

Të gjithë të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim edhe me individë që nuk kishin regjistruar bizneset, por dhe me subjekte të tjera tregtare kishin krijuar një skemë për tregtimin dhe transportimin e produkteve që futen dhe dalin nga Shqipëria në mënyrë kontrabandë pa iu nënshtruar tarifimit doganor duke kryer kështu evazion fiskal.