Barkë luksoze me 3,100 kuajfuqi, inspiruar nga Mercedes-AMG GT R

442
Mercedes-AMG dhe Cigarette Racing bashkëpunojnë për një kohë të gjatë, por tani do të sjellin një barkë të veçante me 3,100 kuajfuqi.
Për lundrën luksoze që është inspiruar nga Mercedes-AMG GT R, është bërë e ditur në edicionin e fundit të Miami International Boat Show në Shtetet e Bashkuara.
50’ Marauder AMG, do të lansohet për të shënuar dhjetëvjetorin e bashkëpunimit mes dy prodhuesve, si dhe 50-vjetorin e njësisë AMG.
Barka me pesë ulëse është e ndërtuar nga metali i lehtë me fibra karboni dhe peshon shumë më pak se ato të zakonshmet. Madje, jo vetëm trupi, por edhe kuverta, si dhe brendësia që përfshin tërë makinerinë që e vë në lëvizje, është i punuar nga ky material i lehtë.
Mbetet të shihet se si do të lëviz nëpër ujëra 50’ Marauder AMG, pasi të lansohet gjatë këtij viti.
Sigal