Maksi Bratko/ Universiteti nuk interesohet, se ku e bëjnë praktikën farmacistët e rinj

1425
Unë jam pronar i një farmacie në Korçë dhe me profesion jam Farmacist. “I drejtohem gazetës “Telegraf”, në lidhje me shërbimin skandaloz që është shndërruar shërbimi farmaceutik. Le të përmendim disa probleme”. Një ndër to është praktika që bëjnë studentët, që mbarojnë degën e farmacisë. Studentët mbasi mbarojnë studimet 4 vjet e 1/2 dhe para provimit të shtetit, dërgohen të kryejnë praktikën 6 mujore nëpër farmacitë ku të kenë mundësi. Për praktikën e tyre nuk interesohen universitetet ku studentët kanë ndjekur mësimet. Kjo mbetët në mëshirën e farmacistëve t’i pranojnë dhe tu udhëheqin praktikën, ndërsa në kohën tonë këtë problem e zgjidhtë dekanati në bashkëpunim me drejtoritë rajonale të farmacive. Secili praktikant i caktohej nga një farmacist me eksperiencë, i cili zbatonte me përpikmëri programin e caktuar nga fakulteti, shprehet në letrën e dërguar farmacisti, ku sqaron se (ndërsa në bullgari farmacisti edhe paguhej për kujdesin që tregonte për praktiken e studentit), në fund të çdo ditë farmacisti firmostë ditarin e mbajtur nga praktikanti.

 Për tu mënjanuar këto të meta duhen të merren disa masa të menjëhershme (mendoj që ky problem të vihet si një nga pikat e akreditimit të universiteteve). Universitetet të kontaktojnë në mënyrë zyrtare në farmacitë duke u marr vesh që ata të pranojnë studentët për të kryer praktikën. Kjo është më e lehtë për universitetet privatë, por që kanë edhe numrin më të madh të studentëve, mbasi ata nga paga vjetore e plotë që u marrin studentëve edhe në vitin e fundit mund të paguajnë farmacistët të cilët do të udhëheqin praktikën. Ndërsa për universitetet shtetërore mund të merren vesh me Ministrinë e Financave, ose me pushtetin lokal për t’u ofruar disa lehtësira fiskale. Po ashtu mendoj se universitetet mund të hapin farmacitë e tyre dhe aty studentët të kryejnë praktikën ose të lidhin kontrata me disa farmaci. Sot duhet të kuptohet nga drejtuesit në universiteteve se jemi në ekonominë e tregut, shkoi koha kur çdo gjë bëheshe me urdhër nga lart, ata duhet të planifikojnë edhe disa vlera financiare për këtë problem. 

Në qoftë se praktika 6 mujore do të jetë e plotë dhe e udhëhequr mirë studenti do të jetë i përgatitur për të hyrë në provimin e shtetit dhe të dalin me rezultate shumë më të mira se tani, dhe nuk do të jetë nevoja që ata të vazhdojnë edhe tre vjet të tjera pa pasur të drejtë të ngrenë dhe të udhëheqin vetë një farmaci dhe mos vuajnë edhe tre vjet të tjera të vazhdojnë ec e jakët për të gjetur ndonjë farmacist shpirt mire të i marr në punë dhe këtu del problemi tjetër, por këtu del edhe një problem tjetër: Mbasi studenti merr provimin e shtetit ai merr një licencë të punoje në ndonjë farmaci por nën drejtimin e një farmacisti i cili ka një vjetërsi të paktën tre vjeçare. Po ç’është ai farmacist që do pranoj një nga këta të rinj kur ai s’ka punë as për vetë dhe duhet të mbaje edhe një farmacist tjetër dhe ta paguajë. Këtu del problemi se shumë nga këta të rinj nuk gjejnë dot ku të punojnë do mbetën pa punë, duke mbetur pa punë do të harrojnë edhe ato që kanë marr në shkolle dhe në praktike ndërsa në kohen tonë studenti mbasi mbaronte praktiken 6 mujore merrte provimin dhe bashkë me të edhe diplomën për të punuar i pavarur, ndoshta edhe në ndonjë rreth ku ai ishte i vetmi me shkollë të lartë (rasti i im me të mbaruar shkollën u caktova kontrollor receptor në Farmacinë e Fierit ku isha i vetmi me shkollë të lartë). Po le të na thonë shokët drejtues çfarë përfitim do ketë ai student që mbasi ka harruar në ato tre vjet që është vërtitur rrugëve edhe ato që kish mësuar në shkolle dhe në praktikën 6 mujore është më i aftë apo më pak? Mendoj që është e mjaftueshme që pasi merr provimin e shtetit është e mjaftueshme një praktike 6 mujore pranë një farmacisti me eksperience. Në qoftë se drejtuesi i farmacisë është pensionist sipas ligjit nuk paguan sigurime shoqërore ndërsa po të marr në punë një nga këta farmacist pra do të hap një vend të ri pune do t’i paguajë këtij farmacisti rrogën dhe sigurimet duhet të paguajë edhe për vetë sigurime dhe me qenë se ka punësuar edhe një tjetër duhet të paguajë edhe 30% më shumë se ata farmacist që nuk janë në pension. Hajde të kam rixhanë dhe shpjegoje. Prandaj mendimi tim është që janë të mjaftueshme vetëm 6 muaj mbas provimit të shtetit. Por problemet në këtë trajtesë nuk kanë të sosur.

 Kanë kaluar 5 muaj dhe akoma nuk janë firmosur kontratat nga ISSHK me farmacitë që i shërbejnë popullit me recetat e rimbursueshme. Bëhen ndryshime në listat e barnave të rimbursueshme dhe nuk thirret presidentja e urdhrit të Farmacistit ose një i deleguar prej saj. Si mund ta shpjegojmë këtë a nuk do përpjekin kokën në këto farmaci të sëmuret? A e kupton kjo drejtori që pa shërbim farmaceutik s’ka shërbim shëndetësor, a nuk ka ardhur koha që shërbimit farmaceutik t’i caktohet vendi që i takon. Me vjen keq por duhet të theksoj se midis stavës se drejtë të druve ka edhe ndonjë dru të shtrembër, kjo ndodh edhe me farmacistët por nuk përjashtohet edhe I.S.SH.K e cila bën sikur nuk i shikon si mund ta shpjegojmë që gjithë recetat e një fshati venë të ekzekutohen vetëm në një farmaci qyteti dhe kjo farmaci jo në rrugën që lidhet me fshatin por me anën tjetër. A nuk është ky veprim një marrëveshje korruptive midis farmacistit dhe mjekut? Po ky i fundit a nuk merr ndonjë përqindje për të mirën që i bën farmacistit. Ministria duke ulur çmimet e ilaçeve,duke ulur % e fitimit, duke trefishuar sigurimet shoqërore dhe duke rritur taksat vendore po i çon një pjesë të farmacive në falimentim pra duke shtuar ushtrinë e të pa punëve. 

Po ashtu edhe ata farmacist që do të mund të mbijetojnë kanë një fitim qesharak që nuk e justifikon as investimin intelektual dhe as përgjegjësinë e madhe që ka farmacisti në shërbim të të sëmurit. Rënia e fitimit ndikon edhe në uljen e punës të farmacistit mbasi ai me këto të ardhura nuk është në gjendje të punësoje dhe një farmacist të dytë. Është vënë re se ka raste kur mungojnë disa ilaçe të rëndësishme për jetën ose që nevojitet të mos ndërpritet kura me to. janë disa medikamentë kundra mjekimit të epilepsisë (të gretoli)disa medikamente për mjekimin e tumoreve apo me keq akoma disa serume si atitetanozi, antivipera, antidifteriku apo ai kundra tërbimit serume që dikur po mos i dispononte farmacia mbante përgjegjësi penale. Personeli i farmacive të spitaleve lë shumë për të dëshiruar, aty punojnë persona që vetëm farmacistë nuk janë ose ndonjë pa eksperience. Aty gjen kimistë, ekonomistë, biologë dhe asnjë farmacist me eksperiencë, i cili sapo ka dalë nga bankat e shkollës, ndërkohë që aty nevojiten farmacistët më me eksperiencë të cilët duhet të jenë filtri i mjekëve, të diskutojnë me ta mbi efektet dhe kundër ndikimet e kombinimit të barnave, por si e përmendëm mund ta bëjnë vetëm ata me eksperiencë, por që me ato paga qesharake as marrin mundimin të afrohen nëpër spitalet. Kështu farmacitë e spitaleve që të premten furnizojnë për tre ditë me barna pavijonet, por a mund të me thotë njeri në qoftë se pacienti del nga spitali ose vdes këto ditë ku venë ato barna që mbetën? A nuk lë shteg abuzimi ose vjedhje ky lloj furnizimi?

 Çdo vit shikojmë uljen e fitimeve dhe kjo vjen si rezultat i dy faktorëve: Ulja e çmimit të ilaçeve nga depot, kjo ishte normale për shkak të çmimit të lartë që del nga grosisti të cilët operonin me norma fitimi shumë të larta, kjo ka çuar në uljen e çmimit në mënyrë drastike në çmimin e shitjes me pakicë, por mbi këtë çmim të ulur llogaritet fitimi që iu lihet farmacistëve në bazë të përqindjeve fikse të cilat nga ana tjetër janë ulur. Faktori i dytë është ulja e vazhdueshme e përqindjes së fitimit, i cili është fiks. Dikur kjo përqindje ka qenë 36% tani në shumë raste ka shkuar në 10 deri 15% mbi çmimin e shitjes. Pra fitimi është ulur disa fish ne një kohë kur xhiroja është ulur në mënyrë drastike dhe taksat lokale apo sigurimet shoqërore janë ngritur disa fish. E vetmja zgjidhje për këtë problem është rritja e përqindjes se fitimit, në vendet fqinje kjo normë fitimi është 40 % ne Itali, 35 % në Maqedoni 37% ne Greqi. A e kanë menduar se çfarë do të bëjnë këta të rinj 3 vjet, sepse është shumë e vështire të gjendet punë në farmaci dhe nëse nuk gjejnë punë por thjesht kalojnë 3 vjet ata automatikisht marrin licencën, jo se kanë bërë praktike, por thjesht kanë përmbushur afatin që është vendosur pa asnjë argument. Prandaj organet kompetentë duhet t’i trajtojnë me seriozitet këto probleme dhe të stimulojnë të rinjtë të hapin biznesin e tyre sa me shpejt dhe jo kur të dalin ne pension dhe gjatë kohës që nuk janë pajisur me licence të krijohen politika fiskale lehtësuese për farmacistet që punësojnë farmacistë të porsa diplomuar. 
Sigal