Protestojnë për testin e Matematikës, maturantët zhvendosen nga ministria tek QSHA

214
Sigal

Në mesin e provimeve maturantët në disa qytete të vendit janë ngritur për të protestuar.

Maturantët në Tiranë u mblodhën këtë mëngjes përpara Ministrisë së Arsimit. Ata e kanë cilësuar mbi nivelin mesatar tezën e Matematikës dhe kërkojnë uljen e pragut të pikëve.

Ndërkohë, pasi protestuan te ministria ku edhe bllokuan rrugët, maturantët janë zhvendosur. Ata janë pozicionuar tashmë përpara Qendrës së Shërbimeve Arsimore, QSHA.

Në një deklaratë mëngjesin e sotëm përfaqësues të QSHA hodhën poshtë pretendimet e maturantëve.

Sipas tyre teza ka qenë e nivelit mesatar dhe asgjë nuk ka qenë jashtë programit.