Makinat plot kanabis dhe armë, arrestohen 4 persona të Tropojë

161
Sigal

Me drogë e arsenal armësh në makina, kapen dhe vihen në pranga 4 persona në Tropojë.

Të arrestuarit janë identifikuar si B. M. 35 vjeç, B. M. 32 vjeç, A. P. 26 vjeç dhe K. P. 26 vjeç.

Këta janë kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Bajram Curri- Tropojë, në kryqëzimin e fshatit Sopot, duke lëvizur me automjetet tip “Volkswgen” dhe “Benz”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjete, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 33 kg kanabis e paketuar në qese, 3 armë zjarri ( 1 automatik, 1 mitroloz i lehtë dhe një pistoletë tip Ecol), 900 euro, dhe dy automjetet tip “Volkswgen” dhe “Benz”.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, kryer në bashkëpunim.