Makina përplaset me murin e shtëpisë, plagoset shoferi dhe pasagjeri në Vlorë

178
Sigal

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Risili të Vlorës.

Bëhet me dije nëpërmjet njoftimit zyrtar se një mjet tip ‘Toyota’ ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Nga ana tjetër njoftohet se ka mbetur i lënduar drejtuesi dhe pasagjeri, të cilët ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Me datë 28.01.2022, në fshatin Risili, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin D. H., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi M. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia