Moti i keq paralizon Tiranën, përmbyten disa biznese e godina në katet e para, ja zona më e prekur

37
Sigal

Moti i keq dhe stuhia “Ciaran” përfshinë mesditë e sotme edhe vendin tonë. Në kryeqytet shiu i dendur dhe era e fortë shkaktoi disa probleme në disa zona të ndryshme.

Raportohet se uji është futur në disa biznese dhe godina duke i përmbytur. Po ashtu edhe Lana ka arritur në nivelin e rrugës, kryesisht në zonën e “Pallatit me Shigjeta”.

Deri më tani raportohet vetëm për një efektiv policie të lënduan gjatë patrullimit, pasi një objekt u shkëput nga një objekt dhe i ra në kokë.