Makina përplas një grua pranë Tregut Elektrik në Tiranë, ajo dërgohet me urgjencë në spital

150
Sigal

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të Tregut Elektik në Tiranë. Sipas policisë një makinë ka aksidentuar një grua e cila ndodhet tashmë në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.08.2022, në afërsi të Tregut Elektik, mjeti me drejtues shtetasin F. S., ka aksidentuar shtetasen P. C., e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.