Vatër e madhe zjarri edhe në Përmet

318
Sigal

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka rënë në kullotat e fshatit Kutal në Përmet. Mësohet se terreni i thepisur e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve nga toka. Deri më tani, nga vatra e zjarrit janë djegur tre hektarë kullota dhe dy hektarë pyje.