Goditi me grushte 35-vjeçarin, procedohet në gjendje të lirë autori në Lushnje

130
Sigal

Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Lushnje. Policia bën me dije se për këtë ngjarje është proceduar penalisht në gjendje të lirë 61-vjeçari M.K., pasi goditi me grushte 35-vjeçarin R.Ç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin R. Ç., 35 vjeç.”, thuhet në njoftimin e policisë.