Makina përplas motoçikletën në Shkodër, plagoset rëndë drejtuesi

321
Sigal

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Shkodër ku si pasojë është plagosur një person.

Burime bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në lagjen Perash të Shkodrës, ku një makinë ka përplasur një motoçikletë dhe si pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i kësaj të fundit.

Ndër të tjera mësohet se i plagosuri është dërguar në Spitalin Rajonal për të marrë ndihmën mjekësore