Makina përplas 2 këmbësorë në Tiranë, dërgohen me urgjencë në spital

260
Sigal

Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë, si pasojë e një aksidenti.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 19:25 në autostradë, ku shtetasi S. Dh. ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar këmbësorët, shtetasit G. M. dhe B. D..

Personat e plagosur u dërguan menjëherë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.02.2021, rreth orës 19:25, në autostradë, shtetasi S. Dh. ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar këmbësorët, shtetasit G. M. dhe B. D., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.