Tentuan të vjedhin banesën, por pikasen nga familjarët, autorët plagosin me armë zjarri 40-vjeçarin

197
Sigal

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Roskovec, pas një tentative për grabitje në shtëpinë e kushëririt të tij, nga disa persona të paidentifikuar.

Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 20:20, ku persona të paidentifikuar u futën për të vjedhur në shtëpinë e 65-vjeçarit me inicialet A.Ç, por u pikasën nga ky i fundit dhe kushëriri 4-vjeçar.

Autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy kushërinjve dhe për pasojë ka mbetur i plagosur kushëriri i pronarit të shtëpisë, shtetasi  A. Ç, rreth 40 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

 

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:20, në Roskovec, persona të paidentifikuar kanë shkuar për të vjedhur në banesën e shtetasit A. Ç, rreth 65 vjeç, por janë pikasur nga pronari dhe kushëriri i tij.

Autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy kushërinjve dhe për pasojë ka mbetur i plagosur kushëriri i pronarit të shtëpisë, shtetasi  A. Ç, rreth 40 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.