Makina përfundon në kanal, plagosen dy shoferët në Berat

233
Sigal

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në askin rrugor Berat-Dinal.

Dy mjete janë përplasur fuqishëm me njëri-tjetrin në fshatin Moravë.

Mjetet kanë qenë duke qarkulluar të njëjtin sens drejtimi dhe kur ku mjeti tip Benz, me targa AA 688 UJ ka dashur të kthehet për në banesë, mjeti mjeti tip land Rover me targa AA 199 DC e ka goditur nga pas.

Pas godithes së fortë,Benzi ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës,afër derës së një banese.

Si pasojë e aksidentit, të dyja mjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale,ndërkohë që lëndime të shumta kanë marrë edhe dy drejtuesit e tyre, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Menjeherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë rrugore, që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.